
Osmani takohet me presidentin e Senegalit, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
26 shtator 2025
| 13:35
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju-Jork është takuar me presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye.
Osmani përmes një njoftimi në “Facebook”, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.
“Me presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Nju-Jork për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike. Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, ka shkruar Osmani.