Osmani takohet me senatorin Andy Kim: Bisedojnë për forcimin e partneritet Kosovë-ShBA

11 korrik 2025 | 14:49

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe është takuar me senatorin Andy Kim.

Osmani ka thënë se të dy kanë diskutuar për forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve, në aspektin e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe inovacionin.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan!  Në Uashington D.C., kisha kënaqësinë ta takoj senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK)…