
Osmani takohet me të rinjtë shqiptarë në Austri: Ata kanë një të përbashkët, dashurinë për Kosovën
25 gusht 2025
| 16:42
Gjatë qëndrimit të saj në forumin evropian Alpbach, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar edhe me gjeneratën e të rinjve shqiptarë në Austri.
Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka thënë se këta të rinj kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë.
“Një gjeneratë që nuk njeh kufij! Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach. Të gjithë kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.