Osmani takon kongresistin Self, e falënderon për mbështetjen e pakursyer për Kosovën

26 shtator 2025 | 16:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Nju-Jork kongresistin Keith Self.

Self është njëherësh kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, pata kënaqësinë ta takoj mikun e Kosovës, Kongresistin Keith Self, kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve”.

“Gjithnjë falënderues për mbështetjen e tij të pakursyer për Kosovën dhe popullin tonë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar se…