
Osmani takon kryeministrin e Bangladeshit, flasin për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve
25 shtator 2025
| 13:19
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, me të cilin ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.
“Në takim me kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare. Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.