Osmani takon ministrin e Jashtëm të Tanzanisë: Kosova e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve me vendet afrikane

01 qershor 2025 | 20:27

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot në Prishtinë me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, në kuadër të përpjekjeve për thellimin e marrëdhënieve me shtetet e kontinentit afrikan.

Në këtë takim, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Tanzanisë, me theks të veçantë tek ndërtimi i partneriteteve të reja dhe zgjerimi i dialogut me vendet afrikane.

“Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, diskutuam për rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane. E vlerësoj gatishmërinë e Tanzanisë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për t’i thelluar raportet tona dypalëshe. Kosova mbetet e përkushtuar për partneritet që bazohet në miqësi, zhvillim të qëndrueshëm dhe respekt të ndërsjellë”, ka shkruar ndër të tjera e para e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase ka goditur me dronë një bazë ajrore ruse…