Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

02 tetor 2025 | 14:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të Samitit EPC në Danimarkë.

Osmani ka shprehur kënaqësinë e saj për këtë takim, teksa ka thënë se ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar…