
Osmani të premten mban fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit
15 dhjetor 2021
| 17:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten do ta mbajë fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit.
Këtë vendim e ka marrë të mërkurën Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Lajmin e ka bërë me dije ushtruesja e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.