Osmani, thirrje qytetarëve: Vaksinohuni!

11 gusht 2021 | 20:38

Presidentja Vjosa Osmani u ka bërë sot thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër Covidit, në kohën kur vendi po përballet me një rritje të numrit të rasteve të reja.

“Rritja e numrit të të infektuarve me variantin Delta kërkon shtimin maksimal të kujdesit, sepse po s’u vaksinuam të gjithë, të gjithë do të jemi humbës. Secili prej nesh ka përgjegjësi në raport me tjetrin për t’i zvogëluar dhimbjet, e para se gjithash humbjet. Teksa shqetësimi për variantin e ri të virusit rritet, ne duhet t’i shtojmë përpjekjet për vaksinim”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Presidentja ka theksuar se është akt patriotik që secili prej nesh të vaksinohet sa më parë të jetë e mundshme.

“Vaksina ka mjaftueshëm për të gjithë, ndaj duhet të ndajmë pak minuta nga dita për ta bërë një veprim, i cili në kohën e sotme është më shumë se sa personal. Për të mirën e të gjithëve, për sigurinë tonë, për mbarëvajtjen e shtetit tonë, vaksinohuni të gjithë! Ne duhet dhe mund të ngadhënjejmë ndaj çfarëdo virusi. Vaksinohuni”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë,…