Osmani thotë se Konjufca ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë
20 nëntor 2025
| 14:12
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar rreth sigurimit të numrave nga mandatari Glauk Konjufca për të krijuar qeverinë, por që i njëjti të mërkurën e 19 nëntorit ka dështuar të bëhet kryeministër.
Osmani ka thënë se Konjufca ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë.
Pos kësaj, e para e vendit tha se Kushtetua kërkon që t’i jepet mandati atij apo asaj që i ka gjasat dhe jo garancitë.
“Dita kur është kërkuar mandati, [Konjufca] më ka informuar qartë se me kë është duke komunikuar, dhe unë e kam thënë publikisht se fjala është për deputetë individual. Ai ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë dhe Kushtetuta kërkon që t’i jepet mandati atij apo asaj që i ka gjasat dhe jo garancitë”, ka thënë ajo.



