Osmani thotë se qe pesë vjet s’është ndalë duke e mbrojtur Kosovën nga propaganda e Serbisë

12 janar 2026 | 12:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ripublikuar një pjesë të një fjalimi të saj në një nga mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Drejtësi dhe fakte! 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”, e cila ka kërkuar edhe një mandat në karrigen e shefes së shtetit.

Gjatë atij fjalimi, Osmani i kërkonte presidentit serb, Aleksandër Vuçiq të thoshte “nëse është penduar që i përkiste regjimit që ka shkaktuar vdekjen e mbi 150 mijë civilëve, nëse pendohet për karrierën e tij në vitet ’90, nëse pendohet për thirrjet për gjenocid në Srebrenicë nga foltorja e parlamentit të tij”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez, me këtë paraqitje sfiduese, nuk la askënd indiferent…