Osmani thyen tabunë, bëhet zyrtarja e parë e LDK-së që e nderon Demaçin

17 shkurt 2020 | 17:01

Vjosa Osmani, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që aktualisht mban postin e kryeparlamentares, pikërisht në ditën kur Albin Kurti u përkul para varrit të Ibrahim Rugovës, bëri të njëjtën gjë te varri i Adem Demaçit.

Demaçi, që nga shumëkush konsiderohet si njëri nga veprimtarët simbol të rezistencës ndaj Serbisë, ishte kundërshtar i rreptë i LDK-së dhe Ibrahim Rugovës. Kjo është edhe arsyeja që zyrtarë të kësaj partie nuk tejkaluan hidhërimin dhe nuk iu bashkuan Osmanit për t’i bërë homazhe.

Derisa Kurti me Osmanin po bënin homazhe në “Velani” te varri i Demaçit, të pranishëm më ta nuk ishte asnjë nga ministrat e Lidhjes Demokratike, pos ata të komuniteteve dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, kryeparlamentarja Osmani nuk hezitoi t’i konfirmojë meritat që tashmë janë rezervuar nga shqiptarët për Demaçin.

“Ne sot nderojmë edhe Adem Demaçin një për veprimtarëve simbol të çështjesh shqiptare që luftoj okupimin dhe regjimin serb. Ai dëshmoi se si liria individuale sakrifikohet në të mirë të lirisë kolektive. Vendosi lirinë e popullit para çdo lirie dhe interesi tjetër”, ka thënë Osmani pas homazheve. /GE/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli Mece I shtrëngova duart grusht Dhëmbët theva prej inatit…