Osmani tregon pse në lëndën e saj për Kushtetuesen nuk e ka përfshirë çështjen e votimit të fshehtë

22 korrik 2025 | 17:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se pse në kërkesën e saj për Gjykatën Kushtetuese nuk e ka përfshirë çështjen e votimit të fshehtë.

Në konferencën për medie, ku ka treguar se ka dërguar lëndë të re ë Kushtetuese, ajo ka thënë se kjo çështje është adresuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.

E para e vendit ka rikujtuar se këto dy parti në kërkesat e tyre nuk kanë kërkuar masë të përkohshme.

“Sa i përket votimit të fshehtë, ne nuk e kemi trajtuar këtë çështje, për shkak se është trajtuar në dy kërkesat e reja që janë për momentin para Gjykatës Kushtetuese, një e dorëzuar nga PDK-ja dhe një nga LDK-ja. Pra, nuk kemi menduar se është e nevojshme që ta trefishojmë kërkesën e njëjtë. Ato kërkesa tashmë janë duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese edhe pse asnjëra nuk kanë paraqitur kërkesën për masë të përkohshme, por thjeshtë sqarim rreth procedurave që duhet të ndjeken dhe shpresojmë shumë që edhe për këtë çështje të këtë përgjigje”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari i Chelseat, Cucurella ka zbuluar diçka mjaft interesante sa…