Osmani tregon se iu lut ShBA-së ta takojnë Kurtin: Ju lutem, jepjani një shancë

22 maj 2026 | 22:37

Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për presidente, ka treguar se si iu lutej zyrtarëve në ShBA që ta takonin kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pasi shpreheshin të pakënaqur me të.

Në një intervistë në Kanal 10, ajo tha:

“Është për keqardhje me thënë se unë kam shkuar në Amerikë për ta sulmuar Kurtin, këto gjëra pas shpine i bëjnë ata, në tituj pretendojnë kinse i kam sulmuar ndërkombëtarisht dhe ka ndodh komplet e kundërta, çdo veprim është mbrojtur, çdo veprim është arsyetuar, kam kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ngul kam kërkuar ta takojnë kryeministrin Kurti, ju lutem t’ia jepni një shancë i kam thënë sa herë që ata kanë qenë ta pakënaqur me të”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Degës…