Osmani uron besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes

07 janar 2021 | 14:39

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.

“I uroj komunitetit ortodoks në Kosovë festën e Krishtlindjes! Paqja, toleranca dhe mirëbesimi mbretërofshin çdo ditë në jetën tuaj! Në këtë festë le të ngjallet shpresa dhe besimi në forcimin e humanizmit dhe solidaritetit ndër njerëzor! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, është thënë në urimin e Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe lideri i AKR-së, Behgjet…