
Osmani uron Friedrich Merz për zgjedhjen si kancelar i Gjermanisë: Aleanca me Kosovën do të forcohet
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Friedrich Merz për zgjedhjen si Kancelar i Gjermanisë.
Osmani ka thënë se si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, presin me padurim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit tonë për ta çuar përpara rrugëtimin legjitim të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, shkruan Reporteri.net
“Në emër të popullit të Kosovës, i uroj suksese Kancelarit Friedrich Merz me rastin e marrjes së detyrës dhe fillimit të mandatit të qeverisë së re gjermane. Në një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, udhëheqja e vazhdueshme e Gjermanisë është më e rëndësishme se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, presim me padurim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit tonë për ta çuar përpara rrugëtimin legjitim të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, Friedrich Merz ka arritur shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit të zhvilluar të martën në Bundestag.