
Osmani uron Krishtlindjen ortodokse
07 janar 2024
| 12:01
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar komunitetin ortodoks për nderë të festës së Krishtlindjes ortodokse.
“I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes! Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt. Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, thuhet në urimin e presidentes.