Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë

19 nëntor 2025 | 08:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar popullin e Letonisë dhe presidentin Edgars Rinkevičs për Ditën e Pavarësisë së këtij vendi.

Osmani ka theksuar se ishte një privilegj të vizitonte Rīgën dhe një nder të mirëpriste presidentin Rinkevičs në Prishtinë këtë vit, duke vlerësuar vazhdimin e forcimit të lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ajo gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Letonisë.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme të Letonisë dhe presim me padurim të ndërtojmë mbi këtë partneritet në vitet e ardhshme”, ka shkruar Osmani në X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të deklaratës së mbrojtjes në Hagë, pritet tashmë…