Osmani: Veprimtaria e Shyqri Nimanit, testament për brezat që do të vijnë

22 qershor 2023 | 14:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjes Nimani dhe gjithë komunitetit akademik e kulturor për ndarjen nga jeta të dorëshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, profesorit e artistit, Shyqri Nimani.

Osmani ka thënë se ai ishte një intelektual i jashtëzakonshëm, pasioni dhe përkushtimi i të cilit frymëzoi studentë të panumërt.

“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarje nga jeta të dorëshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, profesorit e artistit, Shyqri Nimani. Fjalët e skalitura nga ai në pergamenë, janë testament për brezat që do të vijnë dhe kujtim i përhershëm për të. Për një kontribut të tillë, sikurse edhe atë në fushën e arteve, z. Nimani më 17 shkurt të këtij viti është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave. Veprimtaria e tij do të mbetet dëshmi e përkushtimit, pasionit dhe besimit të palëkundur në fuqinë transformuese të artit e të kulturës. Ngushëllime familjes Nimani dhe gjithë komunitetit akademik e kulturor!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Në nder të veprës së tij, Kuvendi i Kosovës të enjten ka mbajtur një minutë heshtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë ekipe kombëtare do të paraqiten në Kampionatin Evropian që…