Osmani vizitoi në Reçak dy familje, te të cilat historia është plagë e hapur

16 janar 2026 | 14:15

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se dje në Reçak, ka vizituar dy familje, te të cilat historia është plagë e hapur.

“Familja Kamberi dhe ajo Ismajli, janë të goditura rëndë nga humbja e familjarëve në Masakrën e Reçakut. Në këto vatra, dhimbja nuk është shuar, por është shndërruar në qëndresë. Hazbi Kamberi, i plagosur 15-vjeçar, dhe babai i tij, i masakruar mizorisht sepse nuk e braktisi shtëpinë, shpërfaqin të vërtetën që nuk mund të fshihet asnjëherë. Ndërkaq Muhamet Ismajli, pësoi me 6 kushërinjtë e tij në Masakër, teksa fati i Sahides nga kjo familje ende mbetet i pazbardhur, ndonëse varri i saj është i hapur. Reçaku jeton në secilën nga këto familje, në secilën derë që krimi nuk arriti ta mbyllë, në secilën zemër që refuzon harresën, në fëmijët e të rinjët që tregimin për Reçakun do ta përcjellin brez pas brezi. Kosova qëndron mbi këtë sakrificë. E vërteta e pamohueshme dhe e përhershme është themeli ynë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mallorca po kalon një nga periudhat më të vështira të…