Osmani viziton Mitrovicën e Jugut, ja çfarë diskutuan me Pecin

15 dhjetor 2025 | 10:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në Mitrovicë të Jugut për të uruar kryetarin e ri të kësaj komune për marrjen e detyrës.

Osmani është pritur nga zyrtarë të komunës së Mitrovicës së Jugut dhe kryetari, Faton Peci.

“Qytetarët e Mitrovicës meritojnë çdo të mirë, përkundër sfidave të iu hapet rruga e perspektivës. Gjeneratat e reja presin perspektivë. Duke e njohur punën e tij, dhe seriozitetin me të cilin e merr secilën punë, edhe në aspektin politik, do të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që ta ruajmë sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, këto toka kanë qenë të shqiptarëve, e trashëgimia ilire është dëshmi më e madhe e kësaj”,  ka thënë ajo.

Edhe Faton Peci është shprehur i lumtur me vizitën e Osmanit.

“Në ditën e parë të fillimit të punës, kemi mysafire presidenten Vjosa Osmani. I uruam mirëseardhje në shtëpinë e saj. Diskutuam për të gjitha nevojat e shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës. Nevojën më të madhe të mbështetjes institucionale që i duhet Mitrovicës nga presidentja e Qeveria. Nga ana e nivelit komunal kemi ambicie më të madhe t’i adresojmë si çështje. Tash Mitrovica e ka vëmendjen e të parës së vendit dhe qeverisë në detyrë e kryeministrit Albin Kurti. Kemi diskutuar për të gjitha temat me interes publik për qytetin, për çështjeve ambientale e deri te arkeologjike”, ka thënë Peci.

Faton Peci është betuar si kryetar i Mitrovicës së Jugut më 12 dhjetor ku zyrtarisht ka pranuar detyrën nga ish-kryetari Bedri Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raphinha u ka bërë të ditur njerëzve të afërt se…