Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

25 mars 2026 | 15:55

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar të mërkurën Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

Osmani në Pejë është mirëpritur nga kryemjeshtri i xhudos, Driton Kuka, së bashku me kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, si dhe nga xhudistët e tjerë elitarë të Federatës së Xhudos së Kosovës.

Në Qendrën Nacionale të Xhudos, gjatë vizitës së presidentes, ishin prezent edhe xhudistët nga Ukraina, të cilët po qëndrojnë dhe po stërviten në Pejë në Kampin Ndërkombëtar të Xhudos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar të rënët në…