Osmani viziton shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta: Çdo buzëqeshje e tyre na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria

01 shtator 2025 | 18:58

Me fillimvitin e ri shkollor, presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka vizituar shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.

Ajo tha se “çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja”.

Krahas fotografive, Osmani ka shkruar:

“Faleminderit mësueseve, heroinave të përditshme të këtij udhëtimi, që me durim, dije dhe zemër ndriçojnë rrugën e brezave të ardhshëm, përkundër sfidave të çdoditshme me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Bekë…