Osmani voton: Të votojmë me qetësi, me përgjegjësi dhe me dashuri për Fushë-Kosovën
09 nëntor 2025
| 10:41
Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me familjen ka votuar.
Ai ka bërë thirrje që të votohet me qetësi, me përgjegjësi dhe me dashuri për Fushë Kosovën, për të mirën dhe përparimin e përbashkët të qytetit tonë.
“Ne votuam! Unë, Besa, Stina dhe Ora e kemi kryer detyrën tonë qytetare. Ndërsa Shega vetëm po ambientohet me procedurat. Le të votojmë të gjithë me qetësi, me përgjegjësi dhe me dashuri për Fushë Kosovën, për të mirën dhe përparimin e përbashkët të qytetit tonë”, ka thënë Osmani.



