Osmani: Vuçiqi vajtoi dhe u ankua, takimi u bë pas insistimit të Scholzit dhe Macronit

02 qershor 2023 | 13:19

Në një konferencë për media pas samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, presidentja  Vjosa Osmani, ka thënë se takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ishte një kërkesë nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ajo ka thënë se ishte një takim informal dhe jonegociues. Më tutje, ajo ka thënë se Kosovës i është kërkuar mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri.

Osmani ka thënë se presidenti serb, Vuçiq ankohej, vajtonte dhe nuk tregonte të vërtetën në takimin me të.

“Nuk kisha asnjë plan të takohesha me Vuçiqin. Sigurisht, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është i vazhdueshëm në Bruksel…ishte mjaft një insistim që nga mëngjesi nga shumica e liderëve evropian dhe sigurisht, si presidentja e njerëzve të Kosovës dua të tregoj konstruktivitetin që është një virtyt i popullit tonë, të tregojmë vullnetin se mund të flasim me të gjithë…kjo nuk është hera e parë që e gjejmë vetën me Vuçiqin në një takim të tillë. Por më duhet të them se ky takim, i cili ishte një takim me insistimin e presidentit Macron dhe kancearit Scholz, kërkesë e tyre të cilën e respektova duke qenë se janë disa nga aleatët tanë më të afërt, nuk ishte një takim negociues por një shkëmbim pikëpamjesh. Mund të them se Vuçiq shkëmbeu pamjet, ai vajtonte dhe ankohej dhe sigurisht nuk tregonte të vërtetën që është një virtyt i tij duke qenë ministri i propagandës së Vuçiq”, ka thënë Osmani.

Osmani e ka bërë të qartë se veriu mbetej një kryetemë në takimet e saj me liderët evropiane. Ajo ka thënë se është kritike që Serbia të ndalojë mbështetjen e këtyre grupeve kriminale që po shkaktojnë pjesën më të madhe të problemeve në veri, gjë të cilën ka thënë se ka kërkuar edhe nga vet Vuçiq në takim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Jasenovikun,…