Ousmane Dembele tregon prapaskenat e ceremonisë së Topit të Artë

24 nëntor 2025 | 17:04

Ylli i PSG-së, Ousmane Dembele, ka rrëfyer për herë të parë emocionet dhe momentet e veçanta nga ceremonia ku fitoi Topin e Artë, në një intervistë ekskluzive për “GQ France”.

Francezi e fitoi Topin e Artë në vitin 2025, duke mposhtur në garë yllin e Barcelonës Lamine Yamal dhe bashkëlojtarin Vitinha.

Duke treguar fillimin e asaj nate të madhe, Dembele shpjegoi se ishte gjithmonë i qetë duke bërë shaka me miqtë.

“Në fillim isha në makinë me shokët e mi të skuadrës, Joao (Neves) dhe Desire (Doue) dhe sinqerisht isha shumë i relaksuar. Për më tepër, po shikonim ndeshjen PSG-OM që po luhej në të njëjtën kohë, kështu që ishim të fokusuar. Edhe në tapetin e kuq qëndrova i qetë, dhe vetëm kur filloi ceremonia nisa të ndjeja pak presion. U stresova pak”.

Ceremonia zgjati dy orë, ndoshta dy orë e gjysmë, por për Dembele gjithçka kaloi shpejtë.

“Ishte fantastike, të gjitha fjalimet, të gjitha çmimet që u dhanë… Ishte kënaqësi t’i shihja lojtarët që i njihja, si Iniesta, Raphinha, Yamal, me të cilin kam luajtur. Legjenda si Gullit dhe Ronaldinho, dhe po ashtu presidentin e Barcelonës, Joan Laporta. Normalisht, isha i lumtur të isha me shokët e skuadrës. Prania dhe përkrahja e presidentit Nasser Al-Khelaifi më prekën shumë”.

A mendoi ndonjëherë se mund të mos fitonte? Përgjigjja e tij është e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë: “Nuk e mendova fare këtë sepse e dija që do ta fitoja”.

“Kur e kuptove 100%? Kur Ronaldinho hapi zarfin”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj…