OVL e UÇK-së në Deçan njofton për varrimin e Zymë Mazrekajt, nënës së dy dëshmorëve Tahir e Agim Mazrekaj

20 janar 2026 | 11:23

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, dega në Deçan, ka njoftuar për varrimin e nënës së dy dëshmorëve Agim e Tahir Mazrekaj, Zymë Mazrekaj, shkruan GazetaDemos.

Në njoftim thuhet se varrimi bëhet të mërkurën, më datë 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00.

OVL-UÇK, Dega në Deçan, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Mazrekaj dhe të gjithë miqve e dashamirëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të nderuara Familje të Dëshmorëve, Invalidë dhe Veteranë të Luftës së UÇK-së,

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se është ndarë nga jeta Nëna e dy Dëshmorëve të Kombit, Tahir dhe Agim Mazrekaj, nga Sllupi – Nëna Zyme Mazrekaj.

Varrimi bëhet të mërkurën, më datë 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00.

OVL-UÇK, Dega në Deçan, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Mazrekaj dhe të gjithë miqve e dashamirëve.

Lavdi jetës dhe sakrificës së familjes Mazrekaj.🇦🇱

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Chelsea janë futur në një garë…