OVL e UÇK-së në Malishevë shpreh mbështetje për menaxhimin e situatës nga kryetari Kastrati
08 janar 2026
| 13:52
Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL) në Malishevë, Metush Kryeziu, ka vizituar sot Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e ditëve të fundit.
Gjatë takimit, Kryeziu ka shprehur solidaritetin e OVL-së me të gjithë qytetarët e prekur nga reshjet, duke përgëzuar Komunën e Malishevës për angazhimin e saj në përballimin e situatës dhe duke falënderuar të gjithë ata që janë të përfshirë në menaxhimin e situatës dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara./Bleona Potoku/.
https://www.facebook.com/share/p/16tiyS7WLu/



