
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë: Do të njoftoheni me kohë
12 korrik 2023
| 21:06
Audio-incizimet e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe, ku, mes të tjerash, Kusari e akuzon Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, për fryerje të listave të veteranëve të UÇK-së dhe e ofendon rëndë Uran Ismailin e PDK-së, duke e quajtur idiot patetik. E këto deklarata, kanë dhezur debatin për protesta.
OVL e UÇK-së ka paralajmëruar protestë. Faton Klinaku, sekretar i OVL-së së UÇK-së, shkroi në profiling e tij në Facebook, se protestat janë të pashmangshme.
“Protestat ndaj kësaj qeverie janë të pashmangshme. Për kohën dhe formën e protestës do të njoftoheni me kohë.” – shkroi ai.