OVL-UÇK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës

28 gusht 2025 | 15:03

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Në një konferencë për media, OVL e UÇK-së ka bërë thirrje që institucionet e vendit të ndërmarrin menjëherë shkarkimin e Bashës, si dhe të nisë një hetim nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës.

“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të shkarkojnë menjëherë Dimal Bashën dhe të nisin hetimet nga Prokuroria. Arsyeja për këtë kërkesë është e qartë: pjesëmarrja në fushata propagandistike kundër UÇK-së dhe Kosovës, si dhe lidhjet personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut, që cenojnë integritetin tonë. Nëse kërkesat tona nuk merren parasysh, do të ndërmarrim masa të tjera, për të cilat do t’ju njoftojmë në kohë”, deklaroi Gucati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mendoj se Ferrari do të jetë pretendent për fitore në…