OVL-UÇK takohet me shefin për sundim të ligjit në zyrën e BE-së: Ia paraqesin shqetësimet për Gjykatën Speciale

14 gusht 2025 | 17:26

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës kanë takuar Jarmo Helppikangas, shef i Njësisë për Sundim të Ligjit në zyrën e BE-së në Kosovë.

Atë e kanë njoftuar për shqetësimet që kanë lidhur me Gjykatën Speciale të Kosovës.

Postimi:

NJOFTIM

Sot, delegacioni i OVL UÇK-së u prit nga Z. Jarmo Helppikangas, Shef i Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, për të na dëgjuar shqetësimet tona lidhur me Gjykatën Speciale.

E falënderojmë z. Helppikangas për gatishmërinë për të na dëgjuar dhe kërkuam nga ai që këto shqetësime t’i përcjellë tek të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Vlerësojmë rolin dhe kontributin e Bashkimit Evropian në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar në…