OVL-UÇK: Votimi i Dimal Bashës, njollë e rëndë mbi dinjitetin e Kuvendit të Kosovës

27 gusht 2025 | 20:07

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur këtë një akt “të papranueshëm dhe të pafalshëm”.

Në një deklaratë publike, OVL UÇK shprehu indinjatën e thellë për faktin që Kuvendi i Kosovës tashmë drejtohet nga një figurë që rezultoi se kishte kriminalizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë të tmerrshme, në një artikull “shkencor”.

Reagimi:

OVL e UÇK-së shpreh indinjatën e thellë për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën më të madhe të popullit tonë.

Është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe Dëshmorët tanë.

Këtu lind pyetja për deputetët që e votuan këtë kandidat, përtej Lëvizjes Vetëvendosje:

Si munde ta votosh dhe t’i jepni besimin një personi që vazhdimisht ka qenë kundër UÇK-së?

Ju përfaqësoni popullin që u çlirua pikërisht falë gjakut të UÇK-së?

Ky akt është një njollë e rëndë mbi dinjitetin e Kuvendit të Kosovës dhe një goditje e drejtpërdrejtë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti.

OVL UÇK do të mbetet gjithmonë në mbrojtje të UÇK-së dhe të vlerave të saj. Ne nuk do të lejojmë që historia jonë të tjetërsohet e as të përlyhet nga individë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti, e…