
OVLUÇK, dega në Skenderaj, me organizim për protestën që do të mbahet në Tiranë
06 tetor 2025
| 19:41
Këshilli drejtues i OVL e UÇK-së dega në Skenderaj ka mbajtur mbledhje me qellim mobilizimi në organizimin e protestës gjithëkombëtare të datës 17 tetor 2025, nga ora 17:00 në shesin Skënderbeu në Tiranë.
“Protesta është gjithëkombëtare dhe në mbrojtje e UÇK-së dhe të krerëve të luftës çlirimtare qe mbahen padrejtësisht në Hagë. Organizimi bëhet nga Skenderaj nga salla ‘Ilaz Kodra’ me autobus. Nisja nga Skenderaj me datë 17 tetor 2025, në orën 10:00”, ka njoftuar dega e OVL e UÇK-së në Skenderaj.