OVLUÇK dënon vendimin e Speciales për refuzimin e provave për krimet serbe: Fyerje për drejtësinë

21 tetor 2025 | 14:28

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka reaguar ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat kanë refuzuar shumicën e provave të paraqitura nga mbrojtja e Jakup Krasniqit – prova që dokumentojnë krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Ky veprim është i papranueshëm dhe përbën një tjetër dëshmi të qasjes së njëanshme të kësaj gjykate, e cila po përpiqet ta paraqesë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës jashtë kontekstit të saj historik, duke mohuar krimet që sollën shkatërrim dhe gjenocid në vendin tonë. Të shpallësh të ‘parëndësishme’ dëshmitë për masakrat dhe krimet serbe, do të thotë të mohosh të vërtetën dhe dhimbjen e një populli që luftoi për liri. Kjo është një fyerje për drejtësinë dhe kujtesën historike të Kosovës. Ky vendim i padrejtë është edhe një arsye më shumë për të protestuar dhe për të ngritur zërin kundër kësaj padrejtësie që po u bëhet çlirimtarëve të Kosovës”, është thënë në reagimin e OVLUÇK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit evropianë kanë thënë të martën se vijat e tanishme…