OVLUÇK falënderon pjesëmarrësit pas protestës në Strasburg: Rroftë UÇK-ja

16 nëntor 2025 | 21:17

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e zhvilluar në Strasburg, e cila u organizua për të mbrojtur luftën çlirimtare, ndërsa ish-krerët e saj po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Në një njoftim për media, OVLUÇK tha: “Të dashur pjesëmarrës të protestës sonë, Ju faleminderit që sot ishit pjesë e këtij organizimi në mbrojtje të së vërtetës së luftës tonë çlirimtare. Faleminderit edhe atyre që nuk patën mundësi të jenë fizikisht këtu, por na përkrahën me zemër. Rroftë UÇK-ja.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë nga Berlini…