OVLUÇK-ja i gëzohet lajmit për lirimin me kusht të bashkëluftëtarit Isni Kilaj
10 dhjetor 2025
| 15:24
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i është gëzuar lajmit për lirimin me kusht të bashkëluftëtarit Isni Kilaj nga Gjykata Speciale.
“OVL UÇK i gëzohet lajmit për lirimin me kusht të bashkëluftëtarit tonë, z. Isni Kilaj, nga Gjykata Speciale. Ky vendim rikthen një të drejtë të tij që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë, njësoj siç po vazhdon të mohohet edhe për bashkëluftëtarët e tjerë që mbahen ende në paraburgim. Për ne, ky zhvillim përbën një hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga ana e kësaj gjykate, e cila deri më tani ka refuzuar të respektojë të drejta të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e OVLUÇK-së.



