
OVLUÇK-ja merr mbështetje nga Rama për protestën në Tiranë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pritur sot në takim në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
OVLUÇK-ja ka njoftuar se e kanë falënderuar Ramën për mbështetjen e dhënë në protestën e kaluar dhe se i kanë kërkuar që ky bashkëpunim të vazhdojë, veçanërisht për protestën e 17 tetorit në Tiranë.
“Sot patëm takim me kryetarin e kryeqytetit tonë, Prishtinës, njëherit edhe kandidat për kryetar nga radhët e LDK-së, z. Përparim Rama. E falënderuam për mbështetjen në protestën e kaluar dhe kërkuam që ky bashkëpunim të vazhdojë, veçanërisht për protestën e 17 tetorit në Tiranë. Nga z. Rama morëm zotimin dhe premtimin e tij në këtë drejtim”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.
OVLUÇK-ja k thënë se dera e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së “është e hapur për të gjithë ata që nderojnë dhe vlerësojnë sakrificën e popullit tonë për liri, e në veçanti këto kategori”.