OVLUÇK-ja për protestën e 7 gushtit: Interesimi i madh i qytetarëve, dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe përkushtimit për drejtësi

03 gusht 2025 | 13:15

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur falënderim për gjithë përkrahjen në organizimin e protestës së thirrur më 7 gusht, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Falënderim për përkrahjen dhe interesimin tuaj të madh! Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në emër të këshillit organizues ju shpreh mirënjohje të thellë për përkrahjen e jashtëzakonshme që kemi parë ditëve të fundit për protestën paqësore të thirrur për datën 7 gusht, ora 17:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”, është thënë në reagimin e OVLUÇK-së.

Në reagim është thënë se “interesimi i madh i qytetarëve, i shprehur përmes rrjeteve sociale dhe shumë formave të tjera, është një dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe e përkushtimit për drejtësi”.

“Falënderojmë të gjitha partitë politike që e kanë mbështetur publikisht protestën tonë, pjesëtarët e shoqërisë civile që janë bërë zë i arsyes, dhe mediat për hapësirën e ndershme dhe të balancuar që po i japin kësaj thirrjeje. Bashkë, me dinjitet dhe paqë, do të ngremë zërin kundër padrejtësive”, është thënë në reagimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe sot ndaj…