OVLUÇK-ja proteston më 16 nëntor para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg
29 tetor 2025
| 13:16
Më 16 nëntor, organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të mbajnë protestë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati.
“Shoqata e dala nga lufta kanë vendosur që Protesta e radhës ta organizoj më 16 nëntor në orën 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg”, ka thënë Gucati në një konferencë për medie.
Kjo protestë është në vargun e protestave që janë duke u mbajtur brenda dhe jashtë Kosovës kundër Gjykatës Speciale në të cilën janë duke u gjykuar drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.



