OVLUÇK-ja proteston më 7 gusht kundër Gjykatës Speciale

28 korrik 2025 | 16:32

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht.

Lajmi është bërë me dije të hënën gjatë një konference për medie, ku udhëheqës të kësaj organizate kanë kritikuar ashpër punën e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ata e kanë cilësuar këtë gjykatë si të njëanshme dhe me qëllim të deformimit të luftës çlirimtare të UÇK-së.

OVLUÇK-ja ka theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe ka për qëllim të kundërshtojë padrejtësitë që, sipas tyre, po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tashmë po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

“Do të protestojmë kundër Dhomave të Specializuara që po shkelin gjithë të drejtat janë dy raste që gjykata po përdor njerëz për të ndikuar në proces duke përgjuar shokët tanë”, ka thënë kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bllokimi institucional, të cilin Ambasada e Shteteve të Bashkuara të…