OVLUÇK nesër mban konferencë në Tiranë

28 shtator 2025 | 10:26

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur konferencë për media ditën e hënë.

Konferenca, sipas njoftimit, do të mbahet në Tiranë me fillim nga ora 12:00, transmeton Klankosova.tv.

Derisa gjatë ditës së premte dhe të shtunë, rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, u panë të mbushura me billborde në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Anembanë Tiranës u pa thirrja “Liri për çlirimtarët” bashkë me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit është shfaqur në Tiranë.

Më poshtë i gjeni pamjet me billborde në rrugët e Tiranës:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë me rastin e Ditës Botërore…