Ozbej Kuhar përforcon Feronikelin
28 gusht 2020
| 22:34
FC Feronikeli ka transferuar një tjetër futbollist fantastik.
Është fjala për mbrojtësin slloven, Ozbej Kuhar, i cili ka vënë firmën në kontratën e ofruar nga Feronikeli për të kaluar sezonin e ardhshëm si pjesë e klubit nga Drenasi.
“Kuhar luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen në klub në vazhdën e përforcimeve të afatit kalimtar veror. Mbrojtësi slloven, më parë ishte pjesë e klubit të NK Triglav nga Sllovenia dhe tani bëhet pjesë e familjes së FC Feronikelit”, thuhet në njoftimin e Feroniklit.
Ish-kampionia e Kosovës vazhdon edhe më tutje të jetë aktiv në këtë afat kalimtar dhe priten edhe nënshkrime të reja.
(V.Z / Epoka e re)



