
Pa Asociacionin e komunave me shumicë serbe Kosova mbetet e ndarë dhe përfundon si shtet i dështuar
08 gusht 2023
| 12:17
Njohësi i proceseve politike në vend, profesori Milazim Krasniqi ka theksuar se pa Asociacionin e komunave me shumicë serbe Kosova mbetet e ndarë dhe përfundon si shtet i dështuar.
“Vetëm Asociacioni mund ta hap procesin e vështirë të integrimit të serbëve. Suksesi i integrimit të tyre nuk është i garantuar as me formimin e Asociacionit. Por në atë rast e garantuar është përkrahja e ShBA-së, BE-së dhe NATO-s. Ajo përkrahje mbetet jetike për suksesin e Kosovës si shtet. Pa atë përkrahje Kosova as nuk mbijeton”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.