Paçarizi: Sulmi ndaj mediave është strategji e Kurtit, përhapën legjenda për t’i devalvuar

02 prill 2026 | 22:15

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka komentuar tentimin e kryeministrit Albin Kurti që të sulmojë mediat. Shefi i ekzekutivit në adresimin e sotëm para deputetëve përmendi siç tha “raportimet për financime me thasë parash”.

Rreth kësaj çështjeje, Paçarizi në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova theksoi se sulmi ndaj mediave është një strategji e Kurtit.

“Jemi duke hyrë në një cikël të pafund të ofendimeve, gjuhës së rëndë, sepse këta njerëz nuk kanë parasysh se çka domethënë kod as etike e as kurgjo”, ka thënë Paçaraizi

Ai shtoi se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve dhe se ky sipas tij është vetëm fillimi i fushatës.

“Mediat raportojnë, dhe nuk ia lënë atij udhën çelë që me ndërtu rrëfimin e vetë, andaj duhet me i delvavu me i degjilitimuar mediat”, deklaroi mes tjerash Paçarizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca…