Pacientja e shtruar në Infektivë nuk ka koronavirus

08 shkurt 2020 | 23:17

Pacientja e cila ishte e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK ka rezultate negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me pacienten e shtruar në Klinikën Infektive, e cila kishte dyshuar se ka koronavirusin.

Sipas analizave të bëra, ajo rezulton s’ka koronavirusin e ri.

Pacientja e cila po mbahet e izoluar në Klinikën Infektive të QKUK-së nën dyshimet për koronavirus është shtetase e Britanisë së Madhe e cila jeton në Kosovë.

Ajo së fundi kishte qëndruar në një qendër skijimi jashtë vendit. Nëpërmjet mediave ajo kishte dëgjuar për të prekur në po atë resort skijimi dhe për këtë arsye është lajmëruar për kontroll në QKUK.

Sipas mjekëve gjendja e pacientes është shumë e mirë. Në Klinikën Infektive ajo është pranuar me kollitje por pa temperaturë.

Britanikja e cila punon në Kosovë është ankuar për lodhje.

Komunikata e plotë:

Kumtesë për Media Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot rreth orës 17.00 ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se një paciente me nënshtetësi britanike është referuar nga Qendra Emergjente e Gjilanit për në Klinikën Infektive. Pacientja është staf ndërkombëtar në Kosovë dhe e njëjta ka qëndruar në një qendër skijimi në Mont Blanc, Francë, para disa ditësh. Pacientja është vizituar nge ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe në aspektin klinik ka pasur ethe të lehta dhe kollitje të lehtë. Menjëherë është marrë mostra për analizë laboratorike dhe është sjellur për diagnostikë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në ora 19.00. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë pacientja nuk është e infektuar me novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe me influenza A dhe B.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Italisë, Juventusi ka pësuar në udhëtim te Verona,…