Pack: Në mes të krizës së koronës, Kosova ra në kaos

26 mars 2020 | 11:29

Politikania gjermane dhe ish-europarlamentarja Doris Pack ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme që rezultuan me rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Pack ka thënë se Kosova tashmë ka rënë në krizë në kohën e pandemisë COVID 19 dhe, sipas saj, një gjë e tillë është e pafalshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Politikania gjermane thotë se drejtuesit politikë të LDK-së kanë luajtur lojën e tradhtisë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe emisarit të Trumpit për dialogun, Richard Grenell, duke e rrëzuar Kurtin. Sipas saj, një gjë e tillë është e pafalshme.

“Në mes të krizës së koronës, Kosova ra në kaos. Është e pafalshme se si drejtues politikë të LDK-së luajtën lojën perfide të Thaçit dhe Grenellit”, ka shkruar Pack në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë njerëz në botë mbajnë maska në fytyrë për t’u…