Pacolli ankohet se të gjithë u bashkuan kundër LV-së
10 nëntor 2025
| 11:10
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të kësaj partie në Prishtinë.
Pas dështimit të Hajrulla Çekut në Prishtinë, Pacolli është ankuar se të gjithë ishin bashkuar kundër LV-së.
“Në Prishtinë të gjithë u bënë bashkë kundër Vetëvendosjes. Prishtina zgjodhi kaosin, dështimin, pabarazinë, padrejtësinë, hajninë. Prishtinë, ti nuk fitove sonte. Fituan ata që të shfrytëzuan, shkatërruan e të dështuan. Beteja për ty Prishtinë vazhdon. Ne nuk dorëzohemi e as nuk lodhemi”, ka shkruar Pacolli.



