Pacolli bën homazhe në Makoc: Kjo ishte zona më e përgjakur e Gollakut

18 prill 2021 | 14:57

Në ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, nënkryetari i kësaj komune, Selim Pacolli, bashkë me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Makoc.

Me këtë rast, Pacolli ka thënë se dhe pas 22 viteve nuk zbehet kujtimi për dëshmorët e kombit dhe martirëve.

Ai është shprehur se forcat paramilitare serbe mllefin e humbjeve në beteja nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e kthenin mbi popullatën civile, duke shtuar edhe se Makoci ishte vendi më i përgjakshëm i zonës së Gollakut.

“Sikur sot e 22 vite më herët asnjëherë nuk zbehet kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit fillimisht, të martirëve dhe të viktimave. Si zakonisht pas çdo beteje forcat serbe paramilitareve që humbshin betejat karshi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mllefin e vet e shfrynin mbi popullatën civile. Ky është një rast i tillë ku me këtë datë të vitit 1999 duke filluar nga fshati Grashticë, Makovc dhe Llukar kjo ishte mund të them vendi me i përgjakshëm i zonës së Gollakut, ose të Komunës së Prishtinës. Në këtë vend janë me qindra civil të cilët nuk u kursyen as fëmijët në moshë minore e as të vjetrit në moshë ndoshta 100-vjeçare, dhe ne jemi këtu për ti i përkujtuar dhe për të nderu gjakun e tyre deri në amshim, deri të ketë shqiptar në këtë tokë këta njerëz do të përkujtohen dhe do të nderohen”, ka thënë Pacolli.

Tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Makoc të dielën kanë bërë homazhe edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe lryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në ditën e Dëshmoreve të rajonit të Prishtinës, e para e shtetit, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në “Velani” të Prishtinës.

Në kujtim të kësaj dite, Osmani ka bërë homazhe edhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Ndryshe, më 17, 18, 19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd ishin shndërruar në ditë tmerri e krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serb në pritën që ua kishin bërë, patën vrarë dhe masakruar mbi  124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra dhe pleq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur…