Pacolli: Edhe kundërshtarët e Rugovës po e ndiejnë nevojën për të

02 dhjetor 2018 | 12:40

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka përkujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij.

Pacolli ka thënë se sot edhe kundërshtarët e tij e ndjejnë nevojën për të, me idetë, frymën dhe vizionin rugovian.

“Sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së Ibrahim Rugovës, aq më shumë ne që e adhuronim, por dhe kundërshtarët e tij e ndjejnë nevojën për të, me idetë, frymën dhe vizionin rugovian. Gjithmonë e më shumë themi për problemet e mëdha: për këtë çështje, Rugova mendonte kështu! Kjo është përjetësia! Lavdi figurës së Arkitektit të Pavarësisë dhe Shtetësisë sonë!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka nisur sot aktivitetet e…