
Pacolli: Është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës
07 maj 2025
| 11:27
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar ngjarjen që po ndodh në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka shkruar në “Facebook” se është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës.
“Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona. Deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë! Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë, (pa rezultat) nuk ka meditje!”, shkruar Pacolli.